Atleti kosovar vendos rekord të ri shtetëror në Kampionatin Ballkanik, i premton diçka të madhe Kosovës
Atleti kosovar, Albion Ymeri ka vendosur rekord të ri shtetëror në Kampionatin Ballkanik të Atletikës që u mbajt në Stamboll të Turqisë.
Ymeri 3000 metra i kaloi për 8:18.35 sekond duke fituar kështu edhe 972 pikë, shkruan Periskopi.
Ndonëse nuk arriti të marr medalje, atleti ynë u radhit në top 10-shen e më të mirëve në këtë kompeticion.
Ymeri në një prononcim për Periskopi.com tregoi se sa ndenjë e fortë është të përfaqësosh Kosovën në një konkurrencë të fortë me vendet e tjera pjesmarrëse.
“Ishte hera ime e parë që përfaqësoja Kosovën në një event të tillë atletik, pra atë të Kampionatit Bllkanik.
Fatkeqësisht kësaj here isha pa medalje, mirëpo rezultatet që i arrita ishin mjaft të mira, ku arrita rezultat të ri personal dhe shtetëror në disiplinën prej 3000 metra”, tha ai.
Ndonëse nuk arrit të fitoi në këtë garë, Ymeri zotohet se në garat e ardhshme ai t’i sjellë Kosovës medalje.
“Unë shpresoj shumë që herën tjetër t’i sjellë Kosovës medalje”, tha Ymeri.