Ngjashmëri e frikshme: Goli i Hakim Ziyechit mbrëmë identik me atë të Drogbas kundër Barcelonës më 2012
Starti i pamposhtur i Thomas Tuchelit si trajner i Chelseat ka vazhduar edhe të mërkurën mbrëma.
Skuadra e gjermanit mposhti Atletico Madridin 2-0 në ‘Stamford Bridge’, duke siguruar një fitore me rezultat të përgjithshëm 3-0, teksa kaloi në çerekfinale të Champions Leagues, transmeton Periskopi.
Ishte një paraqitje dominuese edhe një herë nga skuadra e Tuchelit, me mbrojtjen e ‘Të Kaltërve’ dhe të palodhshmin N’Golo Kante që e mbajti Atleticon të heshtur.
Në sulm, dyshja gjermane, Timo Werner dhe Kai Havertz ishin rrezik konsistent, me këtë të fundit që tash ka filluar ta arsyetojë çmimin 75 milionësh.
Ishte gjithashtu një natë ku Hakim Ziyech u ngrit nga ‘të vdekurit’, teksa shënoi golin e parë të Chelseat.
Ziyech qëlloi me një prekje të lehtë dhe fansat e Chelseat kanë vënë re se goditja ishte virtualisht e njejtë me një tjetër.
Goli në fjalë? Ai i Didier Drogbas kundër Barcelonës në ‘Stamford Bridge’ më 2012, një gol që luajti rol deçiziv në triumfin e Chelseat në Champions League atë vit.
Shikoni më poshtë ngjashmëritë. /Periskopi.com/