Me syrin e nxirë dhe fytyrë të ënjtur, Broja i mundëson një fotografi fansave të tij

Me syrin e nxirë dhe fytyrë të ënjtur, Broja i mundëson një fotografi fansave të tij

Armando Broja pësoi një lëndim të rëndë në ndeshjen e ditës së dielë ndaj Watfordit në kuadër të xhiros së 29’të në Premierligë.

Sulmuesi shqiptar u inkuadrua në lojë në pjesën e dytë të takimit në minutën e 46’të, por që e la takimin në minutën e 90’të pas një ndërhyrje që e pranoi nga portieri i Watfordit, shkruan Periskopi.

Broja ra në tokë dhe pësoi një tronditje të fuqishme që mjekët po kujdesën vazhdimisht për gjendjen e tij.

Ndërkaq, pas ndeshjes Broja ia plotësoi dëshirën disa tifozëve të Southamptonit, duke bërë një fotografi me ta.

Në fotografi shihet Broja me fytyrë të ënjtur dhe syrin e nxirë nga goditja që pranoi.

 

Shpërndaje në: