Ademi sapo e mohoi një letër të dërguar nga UEFA që kërkonte largimin e tij – Kjo është letra që “Shtëpia e madhe e futbollit” e nisi për të

Ademi sapo e mohoi një letër të dërguar nga UEFA që kërkonte largimin e tij – Kjo është letra që “Shtëpia e madhe e futbollit” e nisi për të

Agim Ademi sapo ka mohuar të ketë pranuar një letër nga UEFA që kërkon dorëheqjen e tij në emisionin “AS” drejtëpërdrejtë.

Por, një letër e tillë Ademit duke se i ka shkuar, por ai e ka fshehur atë, shkruan Periskopi.

Periskopi ka siguruar dokumentacionin, ku nga UEFA kërkohet dorëheqja e Ademit nga gjitha pozitat e tij.

Në letër, UEFA kërkon që Agim Ademit t’i ndalohet ushtrimi i çfarëdo detyre në FFK deri më 31 dhjetor 2022 për siç thuhet “ç’nderim të sportit dhe futbollit dhe në veçanti të UEFA’s”.

“Organi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës vendos:
Të ndalohet z. Agim Ademi nga ushtrimi i çdo veprimtarie në lidhje me futbollin deri më 31 dhjetor 2022 që nga data e njoftimit të këtij vendimi, për çnderim të sportit të futbollit dhe në veçanti të UEFA-s (neni 11(2)(d) ) të rregulloreve disiplinore të UEFA-s), dmth duke u shpallur fajtor nga një gjykatë kombëtare e apelit për një vepër penale (që rezulton me një dënim me burg prej nëntë muajsh) që nuk përputhet me funksionin e tij si President i një Shoqate Anëtare të UEFA-s dhe anëtar i UEFA-s”, thuhet në letrën që e ka siguruar Periskopi.

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, sonte në RTK i ka mohuar kategorikisht raportimet rreth kësaj letre, duke thënë se nëse dikush e ka letrën, le ta publikojë.

 

 

Shpërndaje në: