11 vite më parë u shua nga jeta mbreti shqiptar i pikturës
11 vite më parë u nda nga jeta piktori më i talentuar shqiptar Ibrahim Kodra, i njohur si Pikaso shqiptar.
Kodra lindi në Shqipëri në vitin 1918, ndërsa talentin e tij e zbuloi në Shkollën “Natim Frashëri” në Tiranë, pas mbarimit të së cilës me një bursë studentore shkoi në Akademinë e Arteve të Bukura në Romë.
Kodra do të jetojë deri në frymën e fundit në Itali, ku me krijimtarinë e tij artistike u vlerësua si piktori më i rëndësishëm shqiptar i njohur ndërkombëtarisht.
Pikturat e tij i ekspozoi në qytete më të mëdha të Botës, si Paris, Nju Jork, Romë e shumë qytete tjera.
Pikturat e tij u krahasuan me ato të Pikasos dhe shumë piktorë të tjerë me famë botërore