11 gjëra që nuk i dinit për depilimin me dyll!

11 gjëra që nuk i dinit për depilimin me dyll!

#1 – Ekziston një ndryshim midis një depilimi “Brazilian” dhe një depilimi “Hollywood”.

Depilizimi Hollywood përfshin heqjen e të gjitha qimeve në zonën bikini, ndërsa depilimi brazilian nuk depilon zonën mbi labia.

#2 – Romakët krijuan format e para të kremrave depilues.

Kremi që përdorej atëherë për heqjen e qimeve, njihej si “philotrum” ose “dropas”.

#3 – Në Turqi ka dhoma të dedikuara që gratë të depilohen.

Një tekst i regjistruar në shekullin e 15 dëshmon se turqit e konsideronin rritjen e qimeve pubike si një mëkat. Gratë shkonin në banjo publike të quajtura “hamam” për t’u depiluar në dhoma të veçanta. Një praktikë e ngjashme ekziston në Turqi edhe në ditët e sotme.

#4 – Shiritat prej dylli ekzistojnë që nga vitet 1960.

Ata u frymëzuan nga procesi i lashtë i sheqerosjes natyrale në Lindjes e Mesme. Përbërësit ishin: sheqeri, uji, lëngu i limoni dhe kripa. Më pas i linin të trasheshin në një tenxhere, deri sa të krijohej një masë e qëndrueshme.

#5 – Mos aplikoni toner në mëngjes para seancës së depilimit të vetullave ose buzës së sipërme.

Ideja është të lironi poret sa më shumë që të jetë e mundur, në mënyrë që dylli të mos mbahet shumë në gjëndrat e flokëve.

#6 – Duhet të eksfolioni gjithnjë lëkurën para dhe pasi të depiloheni.

Kjo rutinë do e kursejë lëkurën tuaj nga gungat apo zonat e irrituara. Nëpërmjet eksfolimit, ju hiqni qafe qelizat e vdekura.

#7 – Hidratohuni (pini ujë, hidratoni lëkurën me krem) për të zvogëluar ndjeshmërinë e lëkurës.

Aciditeti i tepërt në trupin tuaj stimulon ndjeshmërinë e rritur të lëkurës, kështu që largohuni nga alkooli, kafeina dhe pijet e gazuara. Pini më shumë ujë!

#8 – Bëni “pushim” 1-2 ditë pas depilimit.

Veçanërisht në zonën bikini. Djersitja e tepërt në palestër mund ta acarojë lëkurën.

#9 – Për vetullat? Përdorni laps të bardhë.

Kur bëni pastrimin dhe heqjen e vetullave, bëni vijëzimet me laps të bardhë për t’ju ndihmuar si një lloj udhëzuesi.

#10 –  Përdorni vaj për fëmijë për të pastruar çdo dyll të tepërt.

Shenjat e dyllit pas depilimit mund të jenë të bezdisshme.

#11 – E ka origjinën nga Egjipti i Lashtë.

Që nga koha e faraonëve, lëkura e lëmuar ka qenë një standard për bukurinë. Mendohet se gratë egjiptiane do të depiloheshin duke përdorur një larmi mjetesh si piskatore, dyllë blete ose dyllë me sheqer.

Shpërndaje në: