11 Gjëra mahnitëse që nuk i keni ditur në lidhje me trupin tuaj
Tashmë të gjithë keni pasur mundësinë për të parë disa herë se sa i mahnitshëm është trupi i njeriut. Ky sistem kompleks, vazhdon të na befasojë çdo ditë e më tepër.
Ju sjellim disa informacione interesante që ndoshta deri më sot nuk i keni ditur.
1- Kur zemra e njeriut nxirret nga vendi, vazhdon të rrahë edhe për një kohë duke marrë oksigjen nga ajri përreth sepse posedon sistemin e vet elektrik
2- Hunda e njeriut i njeh dhe i kujton 50,000 aroma, është e fortë gati sa hunda e qenit.
3- Në trupin tuaj gjenden 96,000 km damarë të gjakut. Kjo gjatësi mund të sillet 2.5 herë rreth Ekuatorit.
4- Zemra juaj prodhon energji të mjaftueshme për të drejtuar një kamion 32 km në ditë. Me energjinë që e prodhon gjatë gjithë jetës, një kamion mund të shkojë në hënë dhe të kthehet përsëri.
5- Gjatë një jete 70-vjeçare, një person nga trupi i tij derdh mesatarisht 48 kilogram lëkurë.
6- Gjatë kohës kur ju nuk jeni duke fjetur, truri juaj prodhon energji elektrike të mjaftueshme për të ndezur një llambë.
7- Nëse syri i njeriut do të ishte një aparat fotografik dixhitale, do të kishte kapacitet 576 megapixel. DSLR më i avancuar në treg, ka kapacitet prej 80 megapixel dhe kushton rreth 34,000 dollarë. Përveç kësaj, ekspertët vlerësojnë se syri i njeriut mund të dallojë 10 milion ngjyra të ndryshme.
8-Nëse nuk do ishin të kufizuar brenda një trupi, të gjitha qelizat tuaja kanë një gjatësi të mjaftueshme sa që mund të shtrihen nga bota deri në Pluton.
9- Gjatë gjithë jetës tuaj, truri juaj ka kapacitet të dhe mund t’i kujtojë për më shumë se 1 miliardë informacione të ndryshme.
10- Nëse nënës i dëmtohet ndonjë organi gjatë shtatzëneisë, , foshnja në mitër dërgon qeliza burimore për të riparuar organin e dëmtuar.
11- Për të qitur një hap, aktivizohen 200 muskuj të trupit tuaj.