109-shi i AAK-së: Fryma e fitores sonë më 9 shkurt, tanimë vërehet kudo!
Kandidati për deputet i AAK-së me numër 109, afaristi Ramush Ahmetaj, ka vazhduar sot fushatën në fshatin Kodrali dhe Pozhar.
Ai ka thënë se këto fshatra të qëndresës dhe heroizmit, me shumë dëshmorë, heronj e luftëtar lirie, janë në përkrahje të liderit për kryeministër Ramush Haradinaj të koalicionit 137 për Kosovën Fituese.
“Përkrahja e madhe e qytetarëve të Deçanit dhe mbarë Kosovës është dhe mbetet forca jonë që na shtynë drejt fitores ndaj qeverisë Kurti që është qeveria më mashtruese e të të gjitha kohërave. Çdo fshat e lagje, çdo qytezë e qytet anë e mbanë Kosovës në përkrahje pa rezervë të koalicionit 137 për Kosovën Fituese. Fryma e fitores sonë më 9 shkurt, tanimë vërehet kudo! Votoni 137 për Kosovën Fituese”, ka shkruar Ahmetaj.