100-vjetori i lindjes së piktorit nga Gjakova, Qamil Grezda

100-vjetori i lindjes së piktorit nga Gjakova, Qamil Grezda

Ndërsa në këtë 100-vjetor figura e tij do të rikthehet si një ndër piktorët e shquar të traditës shqiptare në një sesion shkencor të organizuar nga Akademia e Shkencave, pohon i biri Ermir Grezda.

Piktori Qamil Grezda ka lindur në Gjakovë në maj të vitit 1917 në një familje misionare patriotike. Familja e tij u largua nga Kosova për shkak të politikës diskriminuese serbo-sllave.

Më pas familja Grezda vjen në Tiranë, ndërsa Qamil Grezda vazhdoi shkollimin me artistët e mëdhenj, Odhise Paskali dhe Abdurrahim Buza. Në vitin 1939, ai u pranua në Akademinë e Arteve në Romë, të cilën e kreu me sukses.

Grezda shquhet për kreativitet të lartë shprehës, ku dallohen portrete si “Romania”, “Portret plake”, “Portret gruaje”, “Shkodrani” e të tjera. Ai shquhet edhe për pikturimin e figurave historike, si “Bajram Curri”, “Isa Boletini”, “Gryka e Kaçanikut”, “Lidhja e Prizrenit “ “Hasan Prishtina”, etj. / Shkruan Shqiptarja.

Shpërndaje në: