100 mijë euro për vëllaun e Fitore Pacollit, Zemaj i drejtohet qeverisë: A ju nxunën prap a?

100 mijë euro për vëllaun e Fitore Pacollit, Zemaj i drejtohet qeverisë: A ju nxunën prap a?

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, i reagoi qeverisë kosovare me një pyetje pas skandalit të dhënies së një granti bujqësor prej 100 mijë eurosh për vëllaun e deputetes së Vetëvendosjes, Fitore Pacollit.

“A ju nxonen prapë a? Kokën ‘lartë’ njerzit e ndërshem të VV-së”, shkroi Zemaj.

Pak më parë Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, pati një shpërthim të paparë në gjuhë duke iu drejtuar opozitës me fjalë si “pritni horra”, “duroni kriminela” dhe njerëz “mentalisht të shthurrur”, për çka pretendoi se do të shpalojë gjëra nga qeverisjet e kaluara.

Shpërndaje në: