10 transferimet më të mira të Manchester Cityt në periudhën e sheikëve (Foto)

Periskopi.com Sporti

Manchester City me ardhjen e sheikëve në krye të klubit shumë shpejtë arriti që të bëhet një nga skuadrat më konkurruese në Premier League Shuma të mëdha parash janë dhënë për lojtarë të ndryshëm që nga koha e presidentit Mansour duke bërë që në ‘Etihad’ të zbarkojnë lojtarë si Aguero, Silva, Toure e shumë të tjerë, shkruan Periskopi.

Top 10 transferimet e Manchester Cityt sipas ‘Squawka’ janë këto:

10. James Milner, kushtoi 24 milionë euro, realizoi 203 paraqitje, shënoi 18 gola.

9. Aleksandar Kolarov, kushtoi 21 milionë euro, realizoi 247 paraqitje, shënoi 21 gola.

8. Edin Dzeko, kushtoi 33 milionë euro, realizoi 189 paraqitje, shënoi 72 gola.

7. Nigel De Jong, kushtoi 16 milionë euro, realizoi 137 paraqitje, shënoi 2 gola.

6. Fernandinho, kushtoi 30 milionë euro, realizoi 223 paraqitje dhe deri tani ka shënuar 20 gola.

5. Kevin De Bryne, kushtoi 68 milionë euro, realizoi 133 paraqitje dhe ka shënuar 34 gola deri më tani.

4. Carlos Tevez, kushtoi 26 milionë euro, realizoi 148 paraqitje, shënoi 73 gola.

3. Yaya Toure, kushtoi 27 milionë euro, realizoi 312 paraqitje dhe ka shënuar 82 gola deri më tani.

2. Sergio Aguero, kushtoi 36 milionë euro, realizoi 290 paraqitje dhe deri tani ka shënuar 199 gola.

1. David Silva, kushtoi 25 milionë euro, realizoi 339 paraqitje dhe deri tani ka shënuar 60 gola. /Periskopi