“10-shi i Kombëtares”, FFK-ja e lavdëron Zhegrovën për ndeshjen ndaj Realit

“10-shi i Kombëtares”, FFK-ja e lavdëron Zhegrovën për ndeshjen ndaj Realit

Federata e Futbollit të Kosovës ka reaguar pas ndeshjes fantastike që mesfushori kosovar, Edon Zhegrova, e zhvilloi mbrëmë kundër Real Madridit.

FFK-ja tha se Zhegrova e ka va vazhduar shkëlqimin me formën e tij, duke u shpallur edhe “Lojtari i ndeshjes”.

“10-shi i Kombëtares së Kosovës mbrëmë u shpall “Lojtari i ndeshjes” në përballjen e ekipit të tij, LOSC Lille, kundër klubit mbretëror Real Madrid, në kuadër të garës më të madhe të klubeve, Ligës së Kampionëve, të cilën e fituan me rezultat 1:0”, thuhet në reagimin e FFK-së.

Tutje, FFK-ja e përmendi edhe faktin që Zhegrova mbrëmë luajti për 90 minuta dhe sipas tyre, ishte lojtari kyç në fitoren e rëndësishme të ekipit të tij, me 62 prekje me topin, 88 për qind të saktësisë së pasimeve dhe shtatë duele të fituara.

Shpërndaje në: