10 shenjat e depresionit

10 shenjat e depresionit

Në bazë të Institutit Kombëtar të Shëndetit Mendor, kjo është shenjë dalluese e depresionit klinik, dhe rreth 7% e të rriturve e përjetojnë atë. Disa nga shenjat që një person është në depresion lidhen me ushqyerjen, gjumin, fokusimin etj.

Hani më shumë se zakonisht

Depresioni iu lë të tërhequr dhe mund të manifestohet me humbje apetiti. “ Nëse truri juaj është i preokupuar me mendime negative, ju mund të harroni të hani apo mund të humbisni interesin në gatim ose përgatitje të ushqimeve” thotë Yvonne Thomas, psikologe e specializuar në depresion dhe vetëbesim në Los Angeles. Në anën tjetër, depresioni ju bën të kërceni në efektin e kundërt të kësaj sëmundjeje duke u bërë të uritur dhe duke ua shtuar dëshirën për të ngrënë. “ Miksi i emocioneve që shoqërojnë depresionin si pikëllimi, pesimizmi për të ardhmen dhe humbja e vetëbesimit mund të ju detyrojnë të zbusni ndjenjat e tuaja me dëshirën për të ngrënë” thotë Tomas.

Flini më shumë ose më pak

Shumë njerëz me depresion e zënë vetën duke dremitur përfundi mbulesave ose duke u ndjerë të lodhur gjatë gjithë kohës, thotë Tomas. “Gjumi është një mënyrë tjetër që njerëzit me depresion të ikin nga pikëllimi, ata bëhen refugjatë”, shton ajo. Të tjerë  që bëjnë pak gjumë ose me gjumë të ndërprerë ose edhe me insomni janë shumë të rrethuar me mendime obsessive.

Gjërat e vogla ju trazojnë

Është një gjë tinëzare që disa njerëz e vërejnë: depresioni mund të rrisë nervozitetin thotë Jennifer Wolkin, asistente klinike në departamentin e psikiatrisë dhe anesteziologjisë në Universitetin e New Yorkut. Shpeshherë mund të ndiheni të nevrikosur dhe inatçorë: gjërat e vogla të cilat zakonisht nuk do t’i vënit re mund të ju shtyjnë juve të largoheni nga shoqëria. “Kur njerëzit kanë dhimbje fizike, ata shpeshherë sillen në mënyrë agresive dhe irritohen lehtë dhe është e njejta me dhimbjen psikologjike, nuk ndiheni mirë ose nuk ndiheni vetvetja dhe kjo mund të humbasë durimin duke ju vendosur edhe më në skaj”, thotë Tomas.

Nuk mund të koncentroheni apo fokusoheni

Harroni afatet e punës ose harroni kur duhet të merrni fëmijët nga parku i lodrave? Ndiheni sikur mendja juaj ngjan me një foto të pa fokusuar dhe turbullimi po lë gjurmë në mënyrën se si ju i peshoni zgjedhjet dhe bëni veprimet? Ky është truri juaj në depresion. Duke qenë të okupuar me mendime të pikëllimit apo zbrazëtirës mund të ndikojë në punën tuaj, memorien dhe në aftësitë e vendim-marrjes, thotë Wolkin. Këto mendime të pafokusuara mund të ju udhëhëqin drejt marrjes së vendimeve të dobëta ose drejt sjelljeve të pashëndetshme dhe të rrezikshme.

Nuk kënaqeni më gjërat që dikur u bënin të lumtur

Jeni mësuar të kaloni orë të lumtura bashkë me shoqërinë tuaj por javëve të fundit jeni shmangur? Duke mos marrë pjesë në  aktivitetet që dikur u kanë kënaqur sepse më nuk u japin kënaqësinë e mëparshme është një tjetër shenjë e depresionit. “Depresioni u bën apatetik rreth aktiviteteve apo rreth ndonjë hobi që dikur u ka dhënë kënaqësi dhe u bën të izoloni vetën tuaj”, thotë Wolking.

Ndiheni të nënvlerësuar

Nëse  po e vendosni vetën tuaj vazhdimisht poshtë apo ndiheni të nënvlerësuar, atëherë diçka po ndodh. Mendimet e vazhdueshme si “ nuk jam mjaftueshëm i mirë” apo “unë nuk vlej” janë të rrezikshme, sepse mund të shkaktojnë një sjellje të dëmshme tek individi.  Nëse mendoni në këtë mënyrë, ju tentoni të verifikoni negativitetin dhe si shpërblim kjo iu bën më depresivë dhe u vë më shumë në rrezik.

Preokupoheni me mendimet e vdekjes

Mendimet e vazhdueshme rreth fundit të jetës suaj, duke hamendësuar së si shokët apo familja juaj do të ndihen, peshimi i mënyrave të ndryshme për të kryer aktin dhe mendimet rreth vdekjes në përgjithësi janë të gjitha indikatorë që duhet të kërkohet ndihma profesionale thotë Wolkin.

Jeni në panik dhe ankth

Ndjenja e madhe e frikës konsiderohet zakonisht si një çrregullim ankthi dhe teksa kjo shpesh është e vërtetë mund të jetë gjithashtu një çelës për depresion.  Ndjenja e ankthit shpesh konsiston me depresion dhe disa njerëz depresivë kanë sulm nga paniku, thotë Dr. Payne.

Niveli i energjisë suaj ka rënë shumë poshtë

Depresioni mund të jetë pasojë që individi nuk ha apo nuk fle shumë. Por është gjithashtu rezultat i të pasurit një re të zezë pikëllimi apo mos shprese në mendjen tuaj gjatë gjithë kohës.

Keni dhimbje të pashpjegueshme

Dhimbja emocionale nga depresioni kur nuk merrni ndihmë mund të jetë e manifestuar prej trupit tuaj dhe t’u shkaktojë dhimbje si dhimbje koke, probleme me stomak, qafë apo shpinë, thotë Dr Tomas.

Shpërndaje në: