10 rregullat që duhet të dish para se të vendosësh qerpikë fals

10 rregullat që duhet të dish para se të vendosësh qerpikë fals

Qerpikët janë gjithmonë një nga pikat kyçe të bukurisë së syve. Nëse nuk je me fat që t’i kesh të gjatë nga natyra, qerpikët fals në raste të veçanta do të ishin zgjedhja ideale. Por nëse shpenzon shumë për të blerë rimelin më të shtrenjtë në treg dhe pastaj vuan për të vënë qerpikët fals çdo mëngjes, kjo do të ishte një krizë e vërtetë që mund të të zhgënjejë shpejt.

Megjithatë, nëse akoma nuk ke provuar qerpikë fals, por ke dëshirë ta bësh në të ardhmen, ja cilat janë rregullat që duhet të ndjekësh.

Disa këshilla që vijnë nga dy eksperte bukurie, Kim Jaynes dhe Erin Taylor (nga Borboleta Beauty) tregojnë sekretet për të pasur qerpikë të bukur natyralë.

1. Mos mendo se të gjitha teknikat e vendosjes së qerpikëve janë njëlloj

Mos druaj të bësh pyetje — mbi të gjitha edhe sepse po punon afër syve. Sigurohu që po merresh me një estetiste të licencuar dhe të certifikuar për vendosjen e qerpikëve dhe kërko të shohësh fotografi nga punët e mëparshme të saj. Cilësia e vendosjes së qerpikëve duhet të jetë e fortë dhe natyrale (natyrisht me shumë volum).

2. Kushtoji rëndësi çmimit

Për pjesën më të madhe të rastve, avantazhi i vendosjes së qerpikëve është “sa pak paguan”, por mos harro se cilësia e mirë do të thotë çmim i mirë. Pjesa më e madhe e artistëve të qerpikëve ofrojnë besueshmëri duke postuar shumë foto nga puna e tyre.

3. Mos shko tek asnjë specialist që nuk ka bërë kurse në kompani të njohura

Edhe një herë tjetër, duhet të jesh mjaft e kujdesshme për të zgjedhur specialistin më të mirë. E beson apo jo, shumë teknika të vendosjes së qerpikëve mund t’i gjesh edhe në YouTube, por a mendon se teknikat e bëra vetë në shtëpi mund të ishin të suksesshme? Duhet të sigurohesh edhe për produktet që përdoren në qerpikët e tu.

4. Sigurohu që qerpikët të jenë të përshtatshëm

Ashtu si fijet natyrale, qerpikët mund të jenë të gjatësive, trashësive apo niveleve të ndryshme. Ndoshta nuk ke shumë nevojë për qerpikë dramatikë, super të gjatë  – mund të duash më shumë qerpikë natyralë, të cilët të duken sikur i ke lyer me rimel.

5. Mos harro të kujdesesh çdo ditë për qerpikët

Pas çdo takimi, teknikën e përdorur mund ta vërtetosh edhe duke i pastruar ato lehtësisht. Mjafton një furçë me fije të holla në fund të çdo dite.

6. Laji qerpikët çdo ditë

Ashtu si edhe qerpikët natyralë, edhe qerpikët fals duhet të lahen e të jenë të pastër, sepse edhe ata mbledhin papastërti nga make up-i apo pluhurat e ditës. Mënyra më e mirë e pastrimit është një shampo fëmijësh (një lugë gjelle shampo në një filxhan caji ujë të distiluar) në fund të çdo dite.

7. Mos përdor produkte me yndyrë afër syve

Vaji i shkatërron volumin, por edhe krijon shumë probleme me qerpikët fals. “Borboleta” rekomandon të mos përdorësh mascara në qerpikët fals. Po ashtu, edhe kremrat e syve, të cilët kanë sasi të caktuara vaji, janë problematike për qerpikët. Sigurohu gjithashtu që kremrat e syve të jenë antiage.

8. Elimino jastëkun

Kjo është një arsye më shumë nëse do të heqësh jastëkun. Një mënyrë e mirë edhe për të luftuar rrudhat.

9. Mos harro limitet

Ashtu si gjithçka ka ciklin e vet, edhe qerpikët fals kanë kohën e tyre, nuk mund t’i mbash përgjithmonë. Nuk kanë një datë skadence, por edhe përdorimi i tyre pa limit bëhet i dëmshëm më vonë për sytë. Për fat të keq, ashtu si edhe flokët, qerpikët nuk kanë limite, por mund t’i përdorësh disa herë dhe më pas të mos u rikthehesh, thjeshtë ji e kujdesshme.

10. Sa duhet t’i mbash

Koha më e gjatë e qerpikëve, sipas ekspertëve është deri në tri javë. Pas kësaj periudhe, ata nuk janë po aq të freskët, me volum dhe të bukur. Bëj kujdes për të mos i dëmtuar!

Shpërndaje në: