10 persona arrestohen në Suharekë: U kapën duke luajtur bixhoz në kafiterinë e njërit prej tyre

10 persona arrestohen në Suharekë: U kapën duke luajtur bixhoz në kafiterinë e njërit prej tyre

10 burra janë arrestuar në Suharekë për bixhoz të paligshëm.

Ata u kapën nga policia duke luajtur në një kafiteri që ishte pronë e njërit prej të arrestuarve.

“Rr. Brigada 123, Suharekë 28.02.2025-21:00. Janë arrestuar dhjetë të dyshuar meshkuj  kosovarë, pasi të njëjtit janë hasur në një kafiteri, e cila ishte pronë e njërit nga të arrestuarit duke luajtur bixhoz. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Shpërndaje në: