10 momentet kur njerëzit kuptuan që kishin një partner toksik të tmerrshëm
Fatkeqësisht, të gjithëve na ka ndodhur të përballemi në jetë me një njeri toksik. Aq toksik sa gati-gati po ju shndërronte si njeri dhe po ndikonte thellë në shëndetin tuaj mendorë. Jo gjithmonë mund ta kuptojmë që në fillim, por ka disa shenja që e tregojnë fare qartë. Njerëzit më poshtë tregojnë pikërisht momentin kur kanë kuptuar që partneri/ja është më shumë se toksik!
1.
“Kur ti përpiqesh të flasësh me të rreth diçkaje që të shqetëson dhe ai/ajo e kthen bisedën tek vetja dhe as përpiqet fare të të dëgjojë.”
2.
“Ata përdorin/vënë në lojë shokët e tyre për t’i bërë përshtypje njerëzve.”
3.
“Asnjëherë nuk është faji i tyre.”
4.
“S’janë kurrë gati të ndihmojnë askënd me asgjë. Edhe nëse bëjnë e bëjnë se janë të detyruar, pasi nuk ofrojnë kurrë ndihmën e tyre me dëshirë.”
5.
“Nuk të dëgjojnë kurrë çfarë je duke i thënë, por marrin konotacionin negativ të gjësë dhe të vendosin në gojë fjalë që ti në fakt s’i ke thënë.”
6.
“S’ka shanse të bëjnë një vepër të mirë dhe të mos tregojnë. Duan të marrin gjithë kreditet e mundshme.”
7.
“S’të telefonojnë kurrë për të të pyetur se si po shkon jeta jote. Sa herë kujtohen, me siguri duan diçka prej teje.”
8.
“Sa herë ndahesh nga takimi me ta ndihesh e rënë moralisht.”
9.
“Nëse vë re që pranë tyre je njeri më i keq, kjo ndodh sepse ata janë toksikë!”
10.
“Thonë (ose bëjnë) me qëllim diçka kur e dinë që ty të lëndon dhe pastaj të quajnë njeri të ndjeshëm sepse u preke.”
Burimi: BuzzFeed