10 modelet e këpucëve që do ua shohim të gjithave vajzave në këmbë këtë vit

10 modelet e këpucëve që do ua shohim të gjithave vajzave në këmbë këtë vit

Nëse dëshironi që viti 2020 të hyjë me këmbë të mbarë, duhet ta mirëprisni me një palë këpucë të reja (të paktën sipas ekspertëve të modës).  Fillimi i një dekade të re, shënon një fillim të ri në botën e modës dhe shtëpitë e stilistëve më në zë, propozojnë një sërë modelesh për të kënaqur shijet e çdo gruaje a vajze.

Pavarësisht nga preferencat tuaja, tendencat e këpucëve për vitin 2020,  rikthejnë me stil modelet e vjetra ashtu si dhe na prezantojnë me  prurjet e reja. Këto këpucë do ua shohim të gjithave veshur, ndaj shfletoni galerinë për të mësuar se cila duhet të jetë blerja juaj e radhës.

Nga Mary Janes sportive deri tek këpucët me takë katrore për gratë që duan siguri dhe mbështetje në jetën tuaj, këto modele janë dashuri me shikim të parë. Frymëzohuni

Modeli modern i Mary Janes

Viti 2020 rikthen takën katrore

Sandalet plastike

Takat me platformë

Takat e ulëta

Shtëpitë më të mëdha të modës si Chanel, Dior ,Hermès, Givenchy etj kanë rikthyer pas afro 40 vitesh këpucët me takë të ulët ! “Kitten Heels” modeli më i pëlqyer i këpucëve në vitet ’40 është shndërruar këtë sezon në modelin protagonist që po pëlqehet jo vetëm nga fashionblogeret e njohura, yjet e Hollywood-it e modelet, por edhe nga ato që bëjnë të ashtuquajtërën “moda e rrugës”.

Fjongot, protagoniste të këtij viti

Këpucët e modelit mokasin

Sandalet Naked

Shpërndaje në: