10 mijë Policë do të angazhohen në Paris për ndeshjen Francë – Maroku, konsiderohet si ndeshje me rrezikshmëri të madhe

10 mijë Policë do të angazhohen në Paris për ndeshjen Francë – Maroku, konsiderohet si ndeshje me rrezikshmëri të madhe

Autoritetet franceze do të përforcojnë praninë e policisë në rrugë për ndeshjen Francë-Marok këtë të mërkurë.

Ministri i Brendshëm Gerard Darmanin bëri të ditur se në vendin e tyre do të vendosen 10 mijë policë, ku 5 mijë prej tyre do të përqendrohen në Paris.

Në çdo triumf maroken, ka pasur një prani të fortë në rrugë dhe tashmë ka pasur trazira në Belgjikë dhe Holandë.

Ndeshja gjysmëfinale e Botërorit të Katarit mes Francës dhe Marokut zhvillohet nesër me fillim nga ora 20:00 dhe do të ketë shikueshmëri të madhe shkak u marokenëve që arritën kaq lartë.

Shpërndaje në: