10 mësime jetësorë që kuptohen vetëm nga femrat e fuqishme
Pasi jemi afër ndërrimit të vitit, është mirë që të reflektojmë rreth asaj se çfarë kemi bërë dhe kemi qenë motin që shkoi, përfshirë kujtimet e martesës, fëmijët, zhvillimin e karrierës dhe ndërtimin e stilit të qëndrueshëm dhe të rehatshëm të jetesës.
Për disa, e kaluara është e mbushur me marrëdhënie të dështuara, prishje me miqtë dhe me fillime të reja, jeta është përplot me sfida dhe tejkalimi i tyre ju bën të fortë dhe të qëndrueshëm.
Ja 10 këshilla se si të mbijetoni:
Dashuro por mos u bën e varur – Një femër e fortë e di se si të lulëzojë pranë dikujt e më pas ta lërë të lirë. Në fillim humbja e dashurisë është shkatërruese, mirëpo një femër e fortë gjen mënyrë se si të vazhdojë tutje.
Rreziko – Një femër e fuqishme nuk frikësohet nga rrezikimi, ajo do të shpërngulet në një qytet tjetër dhe do të fillojë jetë të re e vetme. Një femër e fortë e di se rrezikimi është i dobishëm dhe do t`i sjellë diçka të re.
Pasi të rrëzohesh, ngritu – Një femër e fuqishme nuk frikësohet nga dështimi, pasi që menjëherë ngrihet në këmbë dhe vazhdon. Femra e fortë i tejkalon këto vështirësi dhe merr mësim nga ato.
Largohuni nga prindërit tuaj – Një femër e fuqishme e di se duhet të largohet nga shtëpia herët, e tejkalon ndarjen me më të dashurit dhe vazhdon jetën e saj nëpër botë. Ajo di si të kujdeset për veten edhe pse familja e saj është shumë larg.
Sprovohuni jashtë zonës suaj të komfortit – Një femër e fortë është në gjendje të futet në një dhomë me të panjohur dhe të ecë me vetëbesim sikurse të jetë pronare e atij vendi. Femra e fortë e kupton rëndësinë e të qenit në një qytet të ndryshëm, në një punë të re, lidhje të re, etj.
Gjejeni rehatinë në vetmi – Femra e fuqishme është e vetëdijshme se njerëzit vijnë e shkojnë, ajo është e lumtur kur është e rrethuar me njerëz, mirëpo ngelet rehat edhe kur është vetëm në dhomë.
Përjetoni luftën – Një femër e fortë ka përjetuar luftën, ajo shpesh dëgjon sirenat dhe ka parë njerëzit duke vrapuar për në strehimore, shkruan femina. Ajo ka parë fytyrën e nënës që frikësohet për jetën e fëmijëve të saj, lufta vetëm e ka bërë më të fortë dhe ka bërë që ta vlerësojë jetën më shumë.
Pushtoni frikën tuaj – Një femër e fortë ka frikë sikurse të gjithë, mirëpo ajo e kupton se frika mund të jetë e paarsyeshme dhe se duhet të pushtohet që të çlirohet nga ajo. Një femër e fortë i ngjitet aeroplanit edhe pse nuk ka dëshirë.
Sfidojeni trupin – Një femër e fortë e njeh mirë trupin e saj. Ajo e kupton se stërvitja do e bëjë më të fortë dhe se është e mirë për shëndetin e saj.
Ëndërroni shumë – Një femër e fortë ka ëndrra të mëdha, ajo dëshiron të arrijë diçka në jetë dhe të jetë më e mira në atë që bën. Ajo nuk e dekurajon veten me dyshime, por beson në vetvete dhe mundohet t`ia arrijë qëllimit.