10 gjëra që nuk duhet t’u thuhen të sëmurëve me kancer

10 gjëra që nuk duhet t’u thuhen të sëmurëve me kancer
Të diagnostikohesh me kancer është gjithmonë një tronditje e madhe. Dhe ndikimi i sëmundjes në mirëqenien psikologjike të pacientëve dhe familjeve të tyre vazhdon të jetë e konsiderueshme në muaj, ndonjëherë në vite dhe në vazhdim.

Këtë gjë e kanë treguar vitet e fundit disa studime të kryera në nivel ndërkombëtar: rreth një e treta e njerëzve me kancer (ndërmjet 30 dhe 35%) tregon simptoma të stresit dhe shqetësimit psikologjik, sidomos ankthit dhe depresionit. Por si t’i ndihmojmë? Si të bashkëveprojmë me ta pa qenë shumë ndërhyrës apo shumë indiferent?

“Mjekët duhet të monitorojnë mirëqenien psikologjike të pacientëve së bashku me të gjithë parametrat e tjerë të sëmundjes, është e domosdoshme që këto dhimbje të kapen herët dhe të ndërhyhet menjëherë”, thotë Paolo Gritti, president i Shoqërisë Italiane të Psiko-onkologjisë (Sipo), i cili hartoi këtë doracak.

1.Mos i trajtoni si budallenj ose si të paaftë

2.Mos i demoralizoni

3.Mos i gënjeni për diagnozën

4.Mos premtoni heshtje

5.Mos bini në grackën e gjysmë të vërtetave

6.Mos e lini të heshtë

7.Mos miratoni vendimet për trajtimet e pavlefshme nga shkencat mjekësore

8.Mos impononi vendime të fund-jetës tek pacienti dhe tek anëtarët e familjes

9.Kolegë, miq, të njohur mos e bëni pacientin të ndihet i padukshëm

10.Mos jepni këshilla të padëshiruara për sëmundjen dhe trajtimin.

Shpërndaje në: