10 arsye shkencore për të bërë më shumë seks

10 arsye shkencore për të bërë më shumë seks

Një studim britanik ka listuar 10 arsye përse marrëdhënia në çift është e shëndetshme, dhe jo vetëm.

Njihuni me rezultatet:

-Seksi rrit inteligjencën. Prolaktina e cila çlirohet gjatë orgazmës, favorizon oksigjenimin e qelizave të trurit.

-Seksi iu bën mirë femrave pasi i relakson, çliron tensionin nervor dhe i bën të ndihen më të sigurta në vete.

-Seksi është një aktivitet estetik. Kjo pasi ndihmon për të luftuar plakjen, si dhe përmirëson pamjen e flokëve dhe të lëkurës.

-Seksi është ilaçi më i mirë kundër ankthit dhe depresionit, pasi çlirimi i oksitocinës stimulon ndjesinë e relaksimit.

-Seksi është kurues, duke qenë se çliron endorfinë, e cila lufton dhimbjen e kokës por edhe dhimbje të tjera fizike.

-Seksi iu bën mirë meshkujve pasi parandalon “rënien” e performancës në shtrat.

-Seksi është një mënyrë e mirë për tu dobësuar. Është llogaritur se një orë aktivitet seksual djeg 300 kalori.

-Seksi ndihmon për të mbajtur muskujt të tonifikuar.

-Seksi e mban zemrën gjithmonë në aktivitet duke reduktuar rrezikun e infarktit.

-Seksi stimulon sistemin imunitar, duke e ndihmuar trupin që të luftojë të ftohtin, virozat dhe temperaturën.

Shpërndaje në: