10 arsye pse gjumi i mirë është i rëndësishëm
Gjumi i mirë gjatë natë është shumë i rëndësishëm për shëndetin tuaj! Në fakt është njësoj i rëndësishëm po aq sa ushqimi i shëndëtshëm dhe jeta aktive me ushtrime fizike. Për fat të keq ditët e sotme po vuajme pasojat e zakoneve të këqija gjatë gjumit. Ditët e sotme njerëzit janë duke fjetur më pak se në të shkuarën dhe në ambjente jo fort të përshtatshme.
Më poshtë janë 10 arsye pse gjumi i mirë është i rëndësishëm për shëndetin:
0 Arsye pse gjumi i mirë është i rëndësishëm
Gjumi i mirë gjatë natë është shumë i rëndësishëm për shëndetin tuaj!
Në fakt është njësoj i rëndësishëm po aq sa ushqimi i shëndëtshëm dhe jeta aktive me ushtrime fizike.
Për fat të keq ditët e sotme po vuajme pasojat e zakoneve të këqija gjatë gjumit.
Ditët e sotme njerëzit janë duke fjetur më pak se në të shkuarën dhe në ambjente jo fort të përshtatshme.
Më poshtë janë 10 arsye pse gjumi i mirë është i rëndësishëm për shëndetin.
1. Gjumi i pakët mund t’ju bëjë të shtoni në peshë
Gjumi i pakët është i lidhur drejtëpërdrejtë me shtimin në peshë.
Njerëzit që flenë pak janë më të prirur të shtojnë peshë, krahasuar me ata të cilët bëjnë gjumë të rehatshëm dhe të rregullt .
Është fakt që kohëzgjatja e gjumit është një faktor i rëndësishëm që shkakton obezitetin.
Në një studim të zhvilluar tek të rriturit dhe fëmijët, rezultatet kanë treguar që ato që flenë pak kanë respektivisht rrezikun për tu bërë obezë në 89% dhe 55% më shumë se të tjerët.
Efekti i gjumit në shtimin në peshë nga ana mjekësore është i lidhur faktorë të ndryshëm si hormonet dhe motivime personal për të ushtruar aktivitet fizik.
Nëse po përpiqeni për të humbur në peshë, cilësia e gjumit është faktor shumë i rëndësishëm.
2. Ato që flenë mirë janë të prirur të konsumojnë më pak kalori
Studimet kanë treguar se gjumi i pakët i bën individët të prirur për të konsumuar më shumë ushqime kalorike.
Të privosh veten nga gjumi do të thotë t’i shkaktosh organizmit c’rregullime në oreks dhe besohet se i shkakton trupit probleme në ushqyerje.
Kjo përfshin dhe nivel të lartë t ghrelin, i njohur ndryshe si ‘’hormoni i urisë’’, i cili stimulon oreksin dhe ul nivelin e hormonit leptin, i njohur ndryshe si ‘’hormoni i ngopjes’’.
3. Gjumi i mirë përmirëson përqëndrimin dhe produktivitetin.
Gjumi është i rëndësishëm për aspekte të ndryshme të funksionit të trurit. Kjo përfshin njohuritë, përqëndrimin, produktivitetin dhe performancën.
Të gjithë këto janë negativisht të lidhura me privimin e gjumit.
Studimi i lidhur me anën mjekësore na tregon një shembull shumë të mirë.
Rezultatet treguan që anëtarët që morën pjesë në studim të cilët flinin më pak dhe bënin gjumë të c’rregullt bënë 36% më shumë gabime se anëtarët të cilët bënin gjumë të rregullt dhe me orare të plota.
Një tjetër studim tregon që gjumi i pakët ndikon negativisht në trurin tonë njësoj si efektet e intoksimit nga alkoli.
Nga ana tjetër, gjumi i mirë, ka treguar që përmirëson memorien dhe aftësit për të zgjidhur cështjet në kohë, si tek fëmijët ashtu dhe tek të rriturit.
4. Gjumi i mirë maksimizon performancën atletike
Gjumi ka treguar që ndikon në shtimin e aftësive atletike. Në një studim të bërë me lojtarët e basketballit, ato që flinin më gjatë treguan përmirësime të dukshme në shpejtësi, reagim të shpejtë, saktësi më të lartë dhe shëndet mendor më të mirë.
Gjumi në orare të reduktuara është i lidhur dhe me funksionimin e ulët dhe me limite të shumta në gratë në moshë.
Një studim me rreth 2.800 gra tregoi që ato që flinin pak ecnin më ngadalë, më pak kontroll mbi forcën individuale dhe vështirësi të mëdha në ushtrimin e aktivitetit personal.
5. Ato që flenë pak shtojnë rrezikun e prekjes nga sëmundjet dhe goditjet në zemër
Ne e dimë që kohëzgjatja dhe gjumi i mirë mund të kenë efekte të mëdha në shumë faktorë të ndryshëm.
Këta faktorë besohet se cojnë drejt sëmundjeve kronike, përfshirë dhe sëmundjet e zemrës.
Një vështrim i bërë në 15 studime të ndryshme mbi gjumin, treguan që personat të cilët flenë pak, rrisin probabilitetin nga prekjet e sëmundjeve të zemrës dhe atakut kardiak, ndryshe nga personat të cilët flenë 7 – 8orë cdo natë.
6. Gjumi ndikon Glukozën në metabolizëm dhe shton rrezikun ndaj diabetit tipi II.
Eksperimentet kanë treguar që reduktimi i gjumit ndikon në reduktimin e sheqerit në gjak dhe ul ndjeshmërinë e insulinës.
Në një studim të kryer në meshkuj të rinj në moshë, të cilët kanë reduktuar gjumin me 4 orë në natë, për 6 netë rresht ka treguar që janë shfaqur shenjat e para të diabetit.
Simptomat u larguan menjëherë pas 1 jave, pasi u stabilizua kohëzgjatja e gjumit.
Zakonet e këqija të gjumit janë të lidhura me efektet negative të sheqerit në gjak në një pjesë të madhe të popullsisë.
Ato, të cilët flenë më pak se 6 orë cdo natë, kanë treguar se kanë më shumë rrezik nga prekja e diabetit të tipit II.
7. Gjumi i keq mund të shkaktojë depresion
Problemet e shëndetit mendor, si depresioni, janë të lidhura me cilësinë e gjumit dhe c’rregullimet e tij.
Studimet kanë treguar se 90% e pacientëve të cilët kanë probleme me depresionin ankohen se flenë pak dhe për cilësinë e gjumit.
Gjumi i keq është lidhur dhe me faktin e shtimit të rrezikut ndaj vetvrasjeve.
Ato, të cilët vuajnë nga c’rregullimet e gjumit, si pagjumësia, kanë treguar shtim të rrezikut ndaj depresionit, në kundërshtim me ato të cilët flenë mirë.
8. Gjumi përmirëson sistemin imunitar
Edhe një humbje e vogël e gjumit ka treguar që ndikon në funksionimin e sistemit imunitar.
Një studim i gjatë 2-javor monitoroi të ftohurin e zakonshëm te njerëzit, pasi u dhanë atyre pika nga hundët të virusit që shkakton të ftohurën.
Ata zbuluan se ata të cilët flinin më pak se 6 orë gjatë natës ishin të rrezikuar tre herë më shumë nga prekja e virusit të të ftohit kundrejt atyre që flinin 8 orë ose më shumë
Nëse ju shpesh prekeni nga të ftohurit, sigurohuni që gjatë natës të flini të paktën për 8 orë. Gjithashtu të konsumoni më shumë hurdhrën.
9. Gjumi i keq mund të shkaktojë shtimin e inflamacionit
Gjumi mund të ketë efekte të mëdha në inflamacionin e trupit.
Në fakt, gjumi i keq ose i pakët njihet për aktivizimin e qelizave të dëmshme të inflamacionit dhe dëmtimit të tyre.
Gjumi i keq është i lidhur fortë me inflamacionin në aparatin tretës, i njohur ndryshe dhe si sëmundja e zorrëve inflamatore.
Një studim ka treguar se pacientët e prekur nga sëmundja Cron, të cilët privohen nga gjumi janë dy herë më shumë të rrezikuar nga rikthimi i sëmundjes, ndaj ata të cilëve kishin fjetur mirë.
Kërkuesit rekomandojnë që zhvillimi i një gjumi të mirë mund të parandalojë në afatgjatë prekjen nga sëmundjet inflamatore.
10. Gjumi ndikon emocionet dhe jetë sociale.
Gjumi i pakët ndikon në aftësinë tonë të ndërveprimit social.
Shumë studime e kanë treguar këtë me anë të testeve duke përdorur aftësinë e njohjes së emocioneve e shprehive të fytyrës.
Një studim ka treguar se njerëzit të cilët nuk kishin fjetur mirë, treguan reduktim të aftësive për të njohur shprehitë e fytyrës si zemërimi apo lumturia.
Kërkuesit besojnë se gjumi i keq apo i pakët ndikon në aftësinë tonë për njohjen e proceseve të ndryshme sociale dhe emocionale.