10.0 – Vlerësim perfekt nga ‘Sofascore’ për paraqitjen e Edon Zhegrovës ndaj Sion

10.0 – Vlerësim perfekt nga ‘Sofascore’ për paraqitjen e Edon Zhegrovës ndaj Sion

Tifozët kosovar të futbollit janë kënaqur me paraqitjen e sotme të Edon Zhegrovës.

Anësori i kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, ka qenë fenomenal në paraqitjen e tij me fanellën e Basel, kundër skuadrës së Sion, shkruan Periskopi.

22 vjeçari ka bërë gjithçka sot, duke dhënë dy asistime, por duke gjetur edhe rrugën e golit, në fitoren e thellë të Basel prej 6:0.

Fillimisht, në 45 minutëshin e parë, Zhegrova asistoi dy herë, kurse në pjesën e dytë, konkretisht në minutën e 55’,  dribloi disa kundërshtarë për të dërguar më pas topin në rrjetë.

Pas kësaj paraqitje që ia justifikoi edhe besimin e trajnerit, Zhegrova është vlerësuar me notën më të lartë nga të gjithë. ‘Sofascore’ i ka dhënë një vlerësim me 10.0, notë kjo më e larta e mundshme.

Asnjë lojtar i kombëtares së Kosovës nuk ka arritur më parë një vlerësim të tillë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: