1 milion dollarë nga Apple për këdo që mund ta hakojë një iPhone

Apple ka vendosur që të ofrojë deri në 1 milion dollarë për hakerat që mund të gjejnë dobësi në teknologjinë e tyre.
Shuma e plotë prej një milion dollarësh do t’i shkojë personit që mund të hakojë kernelin – thelbi i sistemit iOS – me zero klikime nga pronari i iPhone.
Ekziston gjithashtu një shpërblim prej 50 përqind për hakerat që mund të gjejnë dobësi në sistemin e ri operativ ndërsa janë akoma në formë beta.
“Apple do të jetë i gatshëm të ekspozojë dhe të korrigjojë çdo dobësi teknologjike”, tha shefi i inxhinierisë së sigurisë së Apple, Ivan Krstić.