1 mijë e 848 persona në Shqipëri e kanë emrin Ronaldo
Populli shqiptar po duket se është futbolldashës i madh.
Kjo të paktën bazuar në emrat e futbollistëve të njohur që i kanë trashëguar të rinjtë.
Sipas verifikimit në Agjencinë e Statistikave po del që 1 mijë e 848 persona atje e kanë emrin Ronaldo.
E sigurisht që fajtorë për këtë janë fenomeni brazilian Luiz Nazzario De Lima Ronaldo dhe Cristiano Ronaldo, të cilët i kanë fituar zemrat e adhuruesve të futbollit.
Në listë nuk mungon as Lionel Messi.
336 persona e kanë trashëguar emrin e argjentinasit.
Pjesë e emrave në Shqipëri është edhe legjenda tjetër e futbollit brazilian Romario.
539 persona e kanë emrin e tij.
Ndër të tjera:
121 djem quhen Rivaldo.
231 djem quhen Rikardo (Kaka).
42 djem quhen Maradona.
291 djem quhen Roberto (Biaggio).
289 djem quhen Klisman.
13 djem quhen Ronaldinho.
221 djem quhen Paolo (Maldini).
27 djem quhen Eusebio.