Vdes personi i cili mbeti i ngujuar në makinën që u përfshi nga flakët në aksidentin me kombibusin në Përqevë të Klinës
Një person ka gjetur tragjikisht vdekjen pasditen e sotme në fshatin Preqevë të Klinës, pasi dyshohet se pas një aksidenti mes një veturë dhe kombibusi, ai mbeti i ngujuar nga brenda teksa dy automjetet u përfshinë nga zjarri.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Sipas Gashit, mjeku e ka konstatuar vdekjen e tij, teksa në një njoftim më herët dha detaje rreth aksidentit, porse nuk dihej ende për fatin e personit që kishte mbetur në veturë, nëse ishte gjallë apo jo.
“Në 19:05 policia është njoftuar për një aksident në Preqevë në mes një veture dhe një kombibusi. Në rastin e aksidentit, në momentin kur ka ndodhur, veturat i ka kapluar zjarri dhe po dyshohet se një person ka mbetur brenda. Nuk e dimë nëse është gjallë”,