“1.5 miliard euro investime”: Abdixhiku dhe Rama nënshkruajnë marrëveshjen për projektet për Prishtinën
Në një konferencë të mbajtur në Prishtinë, kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, dhe kryetari aktual i kryeqytetit, Përparim Rama, prezantuan një plan ambicioz investimesh në Prishtinë prej 1.5 miliardë eurosh.
Ky program, tha Abdixhiku, “do ta transformojnë jetën në kryeqytet, dhe do t’i japin fund pengesave që burojnë nga përçarja e që nuk ofrojnë asgjë për qytetarët”
“Plot €1.5 miliardë investime për kryeqytetin! Sot, bashkë me Përparimin, prezantuam zotimet e qeverisë sonë për zhvillimin e kryeqytetit dhe nënshkruam marrëveshjen e bashkëpunimit për projektet që do ta definojnë të ardhmen e vendit. Infrastrukturë, sport, kulturë, arsim e shëndetësi! Projekte ambicioze që do ta transformojnë jetën në kryeqytet, dhe që do t’i japin fund pengesave që burojnë nga përçarja e që nuk ofrojnë asgjë për qytetarët”, ka thënë Abdixhiku.