1/4 e përdoruesve largojnë Facebook-un nga telefoni

Periskopi.com Tech & Auto

Një e katërta e përdoruesve të rrjetit social Facebook ka hequr këtë aplikacion nga telefoni.

Konfirmimi vjen nga ‘Pew Research Center’, sipas së cilës 74% e përdoruesve kanë marrë masa mbrojtëse, transmeton Indeksonline.

“Ka diferenca në moshë lidhur me përdoruesit që kanë marrë masa mbrojtëse. Është interesante të vësh re se 44% e përdoruesve mes moshës 18-29 vjeç kanë hequr aplikacionin, thënë ndryshe katër herë më shumë nga përdoruesit e moshës mbi 65 vjeç. Vetëm një e treta e mbi 65-vjeçarëve ka ndryshuar impostimet, ndërkohë që këtë e kanë bërë 64% e më të rinjve”, thonë autorët e studimit nga Pew Research Center.

Sipas studiuesve, ky veprim erdhi nga shqetësimi mbi privatësinë.

 

Shpërndaje në: