​Ushqimet që nuk duhet t’i konsumoni në mëngjes

​Ushqimet që nuk duhet t’i konsumoni në mëngjes

Të gjithë e dimë që mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës dhe që nuk duhet evituar për asnjë arsye.

Por nxitimi është armiku i mirëqenies, për më tepër që për një vakt të shëndetshëm nuk duhet shumë kohë, por organizim i mirë.

Më poshtë gjeni ushqimet që nuk duhen konsumuar në mëngjes.Proshutë dhe sallam- Mishi i përpunuar ka nitrate, të cilat janë të lidhura me kancerin. Instituti për Kërkimet e Kancerit (ICR), pak kohë më parë publikoi një listë me dhjetë gjërat që duhen reduktuar për të ulur rrezikun e kancerit dhe një prej tyre ishte eliminimi i nitrateve.Drithëra me sheqer

– Disa drithëra janë plot me karbohidrate dhe me sheqer. Si mund ta bësh dallimin?

Kur i ha, sheqeri fillon të kërcasë në dhëmbë. Nëse nuk do që energjia të të bjerë që në fillim të ditës, atëherë duhet t’i eliminosh këto lloj drithërash. Një opsion tjetër?

Shto në një filxhan me kos arra për më shumë proteina dhe fibra.

Pastashuta- Jo vetëm për shkak të përbërjes, por edhe sepse kanë shumë sheqer në përbërjen e tyre.

Sheqeri është mënyra më e keqe për të nisur ditën, sepse ndikon drejtpërdrejt në rritjen e sheqerit në gjak.Sanduiçë të përgatitur në mikrovalë- Ndër to ka edhe opsione të shëndetshme, por pjesa më e madhe mbushen me kimikate të pashëndetshme nga mikrovala apo sende të ngjashme që përdorin fast food-et.

Shpërndaje në: