Twitter fshin mijëra llogari të Iranit

Rrjeti social Twitter ka hequr mijëra llogari të lidhura me Iranin, të dyshuara për dezinformim në internet.
Twitter njoftoi se kishte hequr 4 779 llogari që konsideroheshin të shoqëruara ose të mbështetura nga qeveria e presidentit Hassan Rohani.
Rrjeti social shtoi se kishte eliminuar edhe një numër të vogël llogarish të lidhura me Rusinë, Venezuelën dhe Katalonjën.
Kompania tha se fshirjet kanë për qëllim parandalimin e ndërhyrjes në zgjedhje.