​Tri zhvillime të rëndësishme sot në futbollin e Kosovës

​Tri zhvillime të rëndësishme sot në futbollin e Kosovës

Federata e Futbollit të Kosovës sot ka një agjendë mjaftë të ngjeshur.

Në fakt, priten tri zhvillime shumë të rëndësishme në futbollin e vendit tonë, raporton KosovaPress.

Nga ora 11:00, shefi i zyrës së BE-së në Kosovë ambasadori Tomash Szunyog do të takohet me presidentin e FFK-së Agim Ademi dhe selektorin Bernard Challendes në stadiumin “Fadil Vokrri”

Pas kësaj, nga ora 12:00 në ambientet e stadiumit “Fadil Vokrri” do të bëhet prezantimi i llogos së re të FFK-së dhe i fanellave të reja të Kombëtares së Kosovës.

Ndërsa nga ora 13:00, do të bëhet edhe tërheqja e shortit për gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës. Edhe kjo do të bëhet në ambientet e stadiumit “Fadil Vokrri”.

Shpërndaje në: