Sytë e skuqur ndikojnë në artritin reumatik
Shenjat e artritit reumatik përfshijnë dhimbje në nyja dhe inflamacion, por gjendja e syrit mund të shenjë e pazakontë e sistemit imunitar.
Sytë e thatë dhe të skuqur mund të jenë shenjë e artritit reumatik.
Një e katërta e pacientëve të prekur nga artriti reumatik raportojnë se kanë sytë e skuqur, sipas mjekut Ernie Bowling.
Ajo shkaktohet nga abnormaliteti në lot, që rezulton nga inflamacioni i artritit reumatik.
Kjo redukton sasinë e sekretimit të lëngut për të qëndruar në sy.
Simptomat e syve të thatë janë të zakonshëm në fund të ditës, sipas faqes për medicinë Healthline.
Sytë e skuqur mund të jenë rezultat edhe i thatësirës ose inflamacionit si pjesë e syrit.
Scleritis është termi mjekësor për artritin reumatik që ndërlidhet me sytë e skuqur dhe po ashtu mund të shkaktojë reduktim në të parë, sensitivitet ndaj dritës dhe dhimbje në sy.
Nëse keni sytë e thatë ose të skuqur, kjo nuk do të thotë se është gjendje e artritit reumatik.
Por, nëse vuani nga dhimbja e nyjave, humbja e peshës, ju mund të vuani nga gjendja e sistemit imun.
Nëse keni artrit, sy të thatë ose të skuqur, duhet menjëherë të kontaktoni mjekun tuaj të përgjithshëm.
Simptomat mund të dëmtojnë kornenë e syrit dhe potencialisht të çojë në verbëri.
Diagnoza e hershme është çelës për trajtim. Pikat për sy mund të ndihmojnë në uljen e thatësirës, skuqjes dhe dhimbjeve.
Artriti reumatik prek rreth 400.000 njerëz në Britani të Madhe, sipas NHS.
Ajo shkaktohet kur sistemi imunitar i trupit sulmon qelizat e nyjave në mënyrë aksidentale.
Nuk ka kurë për artritin reumatik, por trajtimi mund të ndihmojë në zbutjen e simptomave.