Supervirusi i bartur përmes seksit djeg organet tuaja

Një infeksion i transmetuar përmes kontaktit seksual, i njohur si mycoplasma genitalium, paraqet rrezik të posaçëm për gratë shtatzëna, pasi që mund të shkaktojë vdekjen e parakohshme të foshnjave.
Mycoplasma genitalium përhapet gjatë kontaktit seksual, ose edhe gjatë seksit oral. Besohet se një ndër 100 persona janë të prekur nga kjo gjendje.
Në disa raste personat e prekur nuk përjetojnë ndonjë simptomë të infektimit.
Këto janë shenjat nëse jeni të prekur nga virusi i rrezikshëm:
Ndjenjë e djegies derisa urinojmë, shkarkim i vështirë nga penisi, ose vagjina, dhimbje gjatë seksit, gjakderdhje pas seksit ose ndërmjet periudhave, dhimbje në zonën e legenit.
Secili person që është aktivisht nga aspekti seksual këshillohet që të kryejë testet e rregullta për sëmundjet e transmetuara seksuale, pasi kjo mund të ndihmojë në diagnostifikimin e mycoplasma genitalium.
Nëse bëni seks të pambrojtur me partnerin e ri, është e rëndësishme të kryeni këtë test.
Mjekët zakonisht përshkruajnë antibiotikë ose penicilin për të larguar infeksionin.