Superliga vazhdon në mesjavë, nuk mungojnë ndeshjet derbi
Superliga e Kosovës në futboll do të vazhdojë në këtë mesjavë me ndeshjet e xhiros së 32-të ku edhe nuk do të mungojnë ndeshjet derbi dhe sfida shumë interesante.
Ballkani do ta pres në Suharekë skuadrën e Malishevës ku edhe pret që të shpallet kampion para tifozëve të vet pasi i nevojitet së paku një pikë nga ky ballafaqim.
Nga ana tjetër, edhe Malisheva do të kërkojë maksimumin nga kjo ndeshje pasi është në luftë për ta siguruar mbetjen në elitën e futbollit kosovar edhe për edicionin e ardhshëm.
Ndeshje shumë interesante pritet të zhvillohet në Gjilan, aty ku do të ballafaqohen rivalët e qytetit Gjilani dhe Drita. Të dy skuadrat janë në luftë për pozitën e dytë në tabelë dhe momentalisht kanë dy pikë diferencë në të mirë të Dritës.
Sfidat tjera janë:
Drenica-Llapi
Prishtina-Feronikeli
Dukagjini-Ulpiana