Shkencëtarët zbulojnë se sa kohë koronavirusi qëndron në lëkurën e njeriut
Shkencëtarët në Universitetin e Kiotos në Japoni zhvilluan një studim për të testuar qëndrueshmërinë e viruseve SARS-CoV-2 dhe gripit A (IAV) dhe efektivitetin dezinfektues të 80 për qind të etanolit kundër dy viruseve.
Në studim, shkencëtarët japonezë zbuluan se të dy viruset qëndrojnë dukshëm më pak në sipërfaqen e lëkurës sesa në sipërfaqet e tjera inorganike (të tilla si metali, plastika, qelqi), por është e rëndësishme të theksohet se koronavirusi i ri mund të mbijetojë në lëkurë në mënyrë të konsiderueshme më gjatë se IAV.
Ata zbuluan se virusi SARS-CoV-2 në lëkurë mbijeton mesatarisht 9.04 orë, ndërsa IAV në lëkurën e njeriut mund të mbijetojë shumë herë më pak kohë, vetëm 1.82 orë mesatarisht. Studimi tregoi se koronavirusi mund të mbijetojë deri në 11 orë në mukus, ndërsa IAV bëhet joaktive pas 1.69 orësh.
Duke testuar efektivitetin e etanolit 80 për qind në neutralizimin e të dy viruseve në lëkurën e njeriut, studimi tregoi se kjo përqendrim i etanolit i pamundëson plotësisht ato në vetëm 15 sekonda.
Shkencëtarët thonë se qëndrueshmëria e koronavirusit në lëkurën e njeriut rrit rrezikun e transmetimit të infeksionit nga kontakti dhe kështu intensifikon vetë pandeminë, andaj higjiena e duarve është jashtëzakonisht e rëndësishme në parandalimin e përhapjes së infeksionit.