Shkencëtarët krijojnë gjak artificial për të gjitha grupet e gjakut
Shkencëtarët japonezë në akademinë ushtarake kanë krijuar gjak artificial, i cili mund të përdoret nga kushdo, pavarësisht nga lloji i gjakut, dhe mund të ruhet deri në një vit në temperaturë normale.
Testet u bënë mbi lepujt dhe së shpejti do të kryhen edhe te njerëzit, sipas mediave ndërkombëtare, transmeton lajmi.net.
Studiuesit në Kolegjin mbretëror në Londër kanë zhvilluar një sensor që monitoron efektin e antibiotikëve në një pacient me gjilpëra miniaturë.
Gjilpërat në miniaturë mund të kombinohen me një larmi enzimesh që përgjigjen ndaj llojeve të ndryshme të antibiotikëve.
Kjo qasje mund të çojë në optimizimin e administrimit të antibiotikëve dhe të zvogëlojë mundësinë e përhapjes së alergjisë në këto ilaçe.
Metodat ekzistuese të monitorimit të reagimit të pacientit ndaj antibiotikëve janë shumë më të ngadalta dhe bazohen në marrjen e mostrave të përsëritura të gjakut.