Sekretet e njerëzve që nuk sëmuren asnjëherë
Nëse keni menduar ndonjëherë çfarë bëjnë këta njerëz për të qenë në formë gjatë gjithë kohës, është koha të mësoni disa nga sekretet e tyre.
Flini mjaftueshëm – Ekspertët e gjumit bien dakord se fjetja mjaftueshëm është çelësi për një sistem imunitar të fortë.
Konsumoni ushqime të pasura me vitaminën C – Edhe pse të dhënat shkencore që vërtetojnë se vitamina C përmirëson imunitetin janë të pakta, Sam Jernigan betohet për të: “Sa herë që ndjejë se diçka nuk po shkon mirë, marrë 2000 njësi të vitaminës C deri në katër herë në ditë”.“Në 15 vjet, nuk jam prekur asnjëherë nga gripi”, tregon ai.
Shmangni stresin – Është vërtetuar shkencërisht se stresi dobëson sistemin imunitar. Prandaj duhet ta shmangni stresin në një mënyrë të shëndetshme.
Jeni të pastër -I laj duart gjatë gjithë kohës dhe i hap dyert dhe prek butonat e ashensorit me një pecetë të pastër sa herë kam mundësi”, tregon Dan Collins, i cili punon si zëdhënës i medias tek një spital në Baltimore. “Dhe, sa herë ulem tek tavolina, i pastroj duart menjëherë me një pecetë të lagur”. Collins tregon gjithashtu se e mban frymën për 15 sekonda nëse dikush është duke u teshtitur dhe merr zink në momentin e parë që vëren se po e zë gripi.
Bëni stërvitje rregullisht – Stërvitja rregullisht forcon sistemin imunitar dhe ju rrezikun më pak nga infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes