​Rreziku që vjen nga mbjellja e thonjve

​Rreziku që vjen nga mbjellja e thonjve

Një bloggere bukurie ka ndarë me të tjerët një foto të thonjve të saj të dëmtuar si rezultat i shtresës së thonjve falso, të cilat ajo i pëlqente shumë t’i përdorte.

Amelia Perrin 20 vjeç, nga Essex, mbeti me thonj të gjakosur e gishta të ënjtur pasi i hoqi thonjtë falso vetë. Ajo e përdori këtë dhembje për të paralajmëruar fansat e saj.

Studente në Royal Holloway dhe artiste makijazhi e pavarur, ajo tregoi realitetin e përdorimit të thonjve fals për 6 vite.

“Sa nuk qaja kur isha në dush sepse uji i nxehtë më prekte gishtat e lënduar. Jam e sigurt se nuk e kam larë plotësisht shampon nga flokët e mi”, u shpreh ajo.

Shpërndaje në: