​Rrahmani diskuton të ardhmen me Napolin

​Rrahmani diskuton të ardhmen me Napolin

Napoli tashmë po thuajse e ka në dorë titullin e kampionit të Italisë pasi ka krijuar një diferencë prej 18 pikëve nga Interi dhe Milani që e ndjekin nga pas në renditen tabelare.

Padyshim se njëri nga më meritorët që skuadra e Luciano Spalletti është pozicion të lakmueshëm është qendërmbrojtësi Amir Rrahmani.

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës raportohet se është duke e diskutuar me drejtuesit e kësaj skuadre të ardhmen e tij dhe se rinovimi i kontratës është shumë i mundshëm.

Sipas “Tuttomercatoweb”, bisedimet mes mbrojtësit dhe klubit tashmë kanë avancuar për një marrëveshje të re e cila do të zgjaste deri në vitin 2027, derisa ajo aktualja përfundon në verën e vitit të ardhshëm.

Mbetet të shihet se kur do të ndodhë rinovimi.

Shpërndaje në: