​Prishtina përforcohet edhe me dy lojtarë të tjerë

​Prishtina përforcohet edhe me dy lojtarë të tjerë

Klubi i futbollit Prishtina ka njoftuar se ka arritur marrëveshje edhe me dy futbollistë në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit.

Mbrojtësi nga Kroacia, Josip Tomaseviq, i ardhur nga Cibalia ka firmosur kontratë me kampionët në fuqi të Kosovës.

Të martën me Prishtinën ka nënshkruar edhe Gentrit Begolli i ardhur nga Llapi, ka bërë të ditur klubi bardhekaltë.

Në ditët në vijim do të bëhet prezantimi i tyre nga klubi.

Me Prishtinën në këtë afat kalimtar kanë nënshkruar edhe Bujar Pllana, Agim Zeka, Drilon Cenaj, Sadam Sylley dhe Adonis Aliu.

Shpërndaje në: