​Perla e LG bëhet me version të përmirësuar

​Perla e LG bëhet me version të përmirësuar

Vetëm tre muaj pasi në treg kishte paraqitur modelin G6, kompania LG vendosi që për këtë model të bëjë disa opsione të softuerit të ri dhe prezantoi versionin e ri me disa specifika më të fuqishme.

Edhe pse LG G6+ i ri nuk ka pësuar ndryshime radikale në krahasim me pararendësin, modeli ka 6GB RAM dhe 128 GB memorie të brendshme, transmeton KosovaPress.

Pajisja ka ekran 5,7 inç me format 18:9, për herë të parë të përdorur në një telefon të mençur.

G6+ ka dëgjuese B&O, të cilat do të ofrojnë të gjitha mundësitë më të mira të çipit 32-bit Quad DAC.

Sa i përket softuerit G6 dhe G6+ do të kenë disa opsione të reja, përfshirë edhe mundësinë e njohjes së fytyrës, opsioni i quajtur Face Print. Regjimi tash shpenzon më pak bateri dhe tregon paralajmërimin nëse kamera është e mbuluar në momentin e bërjes së fotografisë.

LG për versionin e avancuar ka përgatitur dy ngjyra të reja. Përveç ngjyrës aktuale të zezë, LG G6+ do të jetë i pranishëm edhe në ngjyrën e kaltër dhe të artë.

Shpërndaje në: