Njerëzit që zgjohen herët në mëngjes janë më të lumtur sesa ata që flenë vonë
Personat që zgjohen herët në mëngjes mund të jenë më të lumtur dhe të mbrojtur nga depresioni.
Studiuesit nga Universiteti i Exeter shikuan 351 variante gjenetike për të identifikuar saktësisht njerëzit që ngrihen natyrshëm herët në mëngjes.
Pjesë e studimit ishin 451.025 persona të moshës 40 deri 60-vjeç nga baza e të dhënave Biobank në Britani të Madhe.
Personat me një profil gjenetik të ngritjes së hershme kishin 8 për qind më pak të ngjarë të vuanin nga depresioni dhe 5 për qind më shumë të ngjarë të kishin nivele të larta mirëqenie krahasuar me personat që rrinë zgjuar deri vonë pasi periudha e gjumit të tyre ishte shumë e ngjashme gjatë ditëve të javës dhe fundjavave.
Jessica O’Loughlin, autorja kryesore e studimit të botuar në revistën Molecular Psychiatry, tha se gjetjet ishin një provë e fuqishme se personat që zgjohen natyrshëm herët në mëngjes janë më të mbrojtur nga depresioni dhe më të prirë për nivele të larta mirëqenie se ata që flenë deri vonë.
“Ne mendojmë se kjo mund të shpjegohet me faktin se kërkesat e shoqërisë do të thotë që ‘bufët e natës’ kanë më shumë të ngjarë të sfidojnë orët e tyre natyrore të trupit duke u dashur të zgjohen herët për punë”, tha ajo.