​Nainggolan bën shaka me Ronaldon dhe Pogban që larguan Coca Colat dhe birrën nga tavolina

​Nainggolan bën shaka me Ronaldon dhe Pogban që larguan Coca Colat dhe birrën nga tavolina

Mesfushori i Cagliarit, Radja Nainggolan ka bërë shaka me Paul Pogban dhe Cristiano Ronaldon të cilët larguan nga tavolinat e tyre shishet e Coca Colas dhe Heinekenit në konferencat e tyre për shtyp në Euro 2020.

Ronaldo hoqi dy shishe Coca Cola gjatë konferencës së tij për shtyp në prag të lojës së Portugalisë kundër Hungarisë të hënën, duke sugjeruar që gazetarët dhe tifozët të pinë ujë.

Pogba, një praktikues i fesë islame, bëri të njëjtën gjë pas fitores së Francës ndaj Gjermanisë, por në vend të kësaj hoqi një shishe birrë Heineken pasi pirja e alkoolit është e ndaluar në Islam.

Mesfushori i Cagliarit, Radja Nainggolan nuk humbi kohë dhe bëri shaka me Pogban dhe Ronaldon në profilin e tij në Instagram, përcjellë KosovaPress.

33-vjeçari bëri një montazh me fotografi sikur po merrte pjesë në një konferencë shtypi të Euro 2020 me disa shishe alkool para tij, duke shkruar “Le të qeshim!”

Tre vjet më parë, Nainggolan postoi një video të tij duke pirë duhan dhe alkool në prag të Vitit të Ri dhe u gjobit nga Roma.

Nainggolan është ende nën kontratë me Interin, por Cagliari po bën presion për ta blerë atë në një marrëveshje të përhershme.

No description available.

Shpërndaje në: