​Microsoft: Nuk iu ndihmojmë qeverive të hakojnë përdoruesit tanë

​Microsoft: Nuk iu ndihmojmë qeverive të hakojnë përdoruesit tanë

 

Brad Smith nga Microsoft ka deklaruar se kompania e tij është në tërësi e përkushtuar në bashkëpunimin me qeveritë në sigurimin e të dhënave të përdoruesve atëherë kur janë të detyruar ta bëjnë këtë nga ana ligjore, por nga ana tjetër, ata nuk kanë për qëllim të zbulojnë të dhënat e përdoruesve si pjesë e një programi tjetër.

“Nuk do t’i ndihmojmë asnjë qeverie, përfshirë edhe atë tonën, në hakimin ose sulmet e cilido nga përdoruesit. Do të dorëzojmë të dhëna vetëm atëherë kur jemi të detyruar nga ana ligjore ta bëjmë këtë”, ka thënë ai.  Duke folur për zbulimin e kohë më parë të Wikileaks, Smith ka shpjeguar se nuk ka informacione, të cilat janë pranuar nga ana e kompanive të huaja përmes kanaleve zyrtare, edhe pse disa raportime kanë folur se kanë marrë afat prej 90 ditësh që të përmirësojnë lëshimet, transmeton KosovaPress.

Shpërndaje në: