​Më e shtrenjtë se ari: “Viagra” e Himalajës drejt zhdukjes për shkak të klimës

​Më e shtrenjtë se ari: “Viagra” e Himalajës drejt zhdukjes për shkak të klimës

Kërpudhat tibetiane, më e vlefshme se ari dhe të njohura me nofkën “Himalayan Viagra”, e cila në Azi konsiderohet ilaç i mrekullueshëm, janë gjithnjë e më të vështira për t’u gjetur për shkak të ndryshimit të klimës, thonë shkencëtarët.

Njerëzit në Kinë dhe Nepal kanë vrarë njëri-tjetrin për shkak të kërpudhave të rralla parazitare, të cilat në latinisht quhen Ophiocordyceps sinensis.

Edhe pse nuk ka dëshmi shkencore, njerëzit besojnë se kjo lloj kërpudhe trajton gjithçka duke filluar nga impotenca e deri te kanceri.

Kjo është një prej” produkteve “më të vlefshme biologjike që garanton një burim kryesor të të ardhurave”, shkruajnë studiuesit në revistën Proceedings of the National Academy of Sciences.Gjatë dekadës së fundit, popullariteti i Ophiocordyceps sinensis është rritur ndjeshëm, dhe çmimet “fluturuan” në qiell. Në Pekin, thuhet se paguajnë tre herë më shumë se ari.

Megjithatë, në vitet e fundit ka pasur gjithnjë e më pak.Shumë mendojnë se kjo është për shkak të korrjeve të tepruara, por shkencëtarët donin të zbulonin më shumë. Ata biseduan me mbledhësit dhe tregtarët e kërpudhave, dhe studiuan gjithë literaturën e disponueshme shkencore mbi faktorët gjeografikë, fenomenet klimatike dhe kushteve të mjedisit, për të gjetur shkakun e zhdukjes.

Ata zbuluan se kërpudhat nuk janë vetëm të ndjeshme ndaj të korrave të tepruara, por më tepër nga ndryshimet klimatike.

“Kjo do të thotë se kërpudhat, edhe në qoftë se njerëzit reduktojnë korrje-shirjet, vazhdojnë të jenë gjithnjë e më pak për shkak të ndryshimit të klimës aktuale,” tha autori kryesor i studimit Kelly Hopping nga universiteti Boiseju, Idaho.Kërpudhat parazitare mund të gjenden vetëm në lartësi mbi 3.000 metra.

Atyre iu nevojiten kushte të veçanta për rritje si temperatura nën zero dhe toka që nuk qëndron përgjithmonë e ngrirë.

“Këto kushte zakonisht gjenden në skajet e zonës së përkohshme. Duke ditur se temperaturat e dimrit janë ngritur dukshëm në dekadën e fundit, sasia e kërpudhave, që dikur rriteshin ndjeshëm sidomos në Butan, tash janë në numër shumë më të vogël,” thonë shkencëtarët.Zhdukja e këtyre kërpudhave, sipas tyre, do të ndikojë edhe mbi ekonominë vendore, ku shumë komunitete në të gjithë Himalaja varen financiarisht nga mbledhja dhe shitja e këtyre kërpudhave.

Shpërndaje në: