​Kur dielli ju “godet” në kokë, kjo është gjëja e parë që duhet bërë

​Kur dielli ju “godet” në kokë, kjo është gjëja e parë që duhet bërë

Simptomat e para janë dhimbje koke, marramendje, shqetësim, përgjumje, skuqje të fytyrës dhe temperaturë trupore mbi 38.9 gradë Celsius.

Më vonë mund të paraqitet zhurmë në veshë, probleme me shikim dhe dobësim, por mund të ketë edhe humbje të vetëdijes, transmeton KosovaPress.

Çfarë duhet të bëni nëse ju ose ndonjë person tjetër nga mjedisi juaj goditet nga dielli?

Kërkoni vend të freskët

Personi i goditur nga dielli duhet të hyjë nën hije ose në një ambient me klimë. Bëni një dush të vakët. Vendosni një leckë të lagur ose shirit në pjesën e prapme të qafës ose nën sqetull.

Pushoni

Personi i goditur nga dielli duhet të pushojë, pasi rrezikohet edhe nga humbja e vetëdijes. Nëse personi humb vetëdijen, ktheni atë në anën e majtë, pasi qarkullimi i gjakut do të funksionojë më shpejt.

Hidratimi

Kompensoni humbjen e lëngjeve, por jo shumë shpejt. Pini ujë të kripur, pasi kjo do të shtypë dehidratimin dhe humbjen e kripës së shkaktuar nga djersitja. Uji nuk duhet të jetë tepër i nxehtë për të parandaluar mundësinë e përplasjes së shokut. Nëse nuk keni ujë të kripur, gjithashtu mund t’ju ndihmojë edhe uji i zakonshëm.

Mos bëni panik

Qëndroni të qetë. Një person i goditur nga dielli mund të bëjë panik, por është e rëndësishme të mbetet i qetë, e cila arrihet nëpërmjet frymëmarrjes së thellë. Ndjenja e ankthit do të përshpejtojë vetëm pompimin e gjakut, i cili do të rrisë më tej temperaturën e trupit.

Masazh

Bëni masazh në muskuj për të përshpejtuar qarkullimin e gjakut. Ngërçet në muskuj janë simptoma të hershme të goditjes nga dielli.

Thirrni ndihmën e shpejtë

Nëse dhimbja e kokës, ankthi dhe fytyra e skuqur zgjasin për më shumë se një orë, atëherë nevojitet të thirret ndihma e shpejtë.

 

Shpërndaje në: