Kapet gjarpri mahnitës pas 50 vjetësh
Për herë të parë në më shumë se 50 vjet, një gjarpër i llojit Farancia eritrogram me ngjyra ylberi u pa në një park kombëtar në Florida.
Ai u pa për herë të fundit në Marion County në vitin 1969, transmeton KosovaPress.
Këta gjarpërinj identifikohen lehtësisht nga ngjyra unike. Ata janë të gjatë prej 100 deri 140 centimetra, teksa ekzemplari më i madh i gjetur ndonjëherë ishte 167 centimetra.
Ata jetojnë në territor të gjerë në Shtetet e Bashkuara, duke u shtrirë nga Luiziana lindore deri në Merilendin jugor.