​Kanceri i gjirit, 4 gjëra që duhet t’i kontrolloni

​Kanceri i gjirit, 4 gjëra që duhet t’i kontrolloni

Kanceri i gjirit është forma më e zakonshme e sëmundjes në gjithë botën dhe njerëzit inkurajohen që rregullisht të kontrollojnë gjendjen e tyre shëndetësore.

Kanceri i gjirit diagnostikohet çdo dhjetë minuta në një person në Britani të Madhe, ndërsa një në tetë gra do ta zhvillojë atë në jetë.

Shumica e grave që kanë kancer gjiri janë mbi 50-vjeç, por është e mundur që edhe gratë e reja të vuajnë. Burrat gjithashtu mund të preken nga kanceri i gjirit dhe një në 1000 persona preket gjatë jetës.

Sipas NHS, është e rëndësishme që femrat të kontrollojnë rregullisht gjinjtë për çdo ndryshim.

“Bëhet fjalë për të qenë të vetëdijshëm për atë që është normale për një individ dhe për të vërejtur ndonjë ndryshim, përfshirë ndryshimet hormonale”, ka thënë Michael Green, konsulent i gjirit në Ramsay Healthcare.

Meqë gjasat e prekjes nga kanceri i gjirit rritet me kalimin e moshës, të gjitha gratë e moshës 50 deri në 70-vjeç, automatikisht duhet të bëjnë kontrolle të gjirit çdo tre vjet.

Ka disa simptoma të kancerit të gjirit, megjithatë, nuk duhet të injoroni dhe nëse jeni të shqetësuar atëherë bëni një vizitë te mjeku, përcjell KosovaPress.

Forma e thimthit

Ju duhet të shikoni për çdo ndryshim në formën e thimthit. Është normale që ato të rriten gjatë gjithë ciklit menstrual, ose kur jeni shtatzënë dhe me gji.

Gungë

Gungat në thimth që nuk largohet pas një periudhe të gjatë mund të jetë një shenjë e kancerit.

“Gungat e gjirit janë shenja më e zakonshme e kancerit të gjirit, edhe pse shumica e gungave të gjirit nuk janë kancer”, tha Green.

Sipas NHS, 90 për qind e gungave të gjirit nuk janë kancerogjene, por gjithmonë është mirë që ato të kontrollohen nga mjeku juaj i përgjithshëm.

Skuqja e pashpjegueshme, ënjtja, acarimi i lëkurës, kruajtja, ose skuqja në gji mund të jetë gjithashtu një shenjë.

Ënjtje

Duhet t’i kushtoni vëmendje ënjtjes ose gungës rreth klavikulës ose nën krah. Kjo mund të ndodhë kur kanceri i gjirit është përhapur në nyjat limfatike në ato zona.

Madhësia e gjirit

Kanceri i gjirit mund të shkaktojë papritur ndryshime asimetrike në madhësinë e gjirit. Kjo duhet të vërehet lehtësisht kur qëndroni para një pasqyre.

Një ngjyrosje në lëkurën e gjirit që duket si lëvozhgë portokalli mund të jetë një shenjë e kancerit, por mund të jetë edhe një simptomë e një kanceri të rrallë inflamator të gjirit në veçanti.

Shpërndaje në: