Iluzion optik: A është uji i ngrirë apo duke rrjedhur
Italiani 28 vjeçar Dario Bonzi së fundi ka ndarë me publikun një iluzion optik mahnitës.
Ai po shëtiste alpeve kur hasi në një fenomen të rrallë.
Fillimisht mendoi se ishte duke xhiruar ujë të ngrirë, megjithatë vetëm pas pak sekondash, kur ai e preku atë me dorë, uji filloi të rridhte sikur të mos ishte fare i ngrirë, përcjell KosovaPress.
Ky fenomen ndodh kur gazi apo lëngu lëviz në shtresa në shpejtësi të vogël, pa u përzier.