Holanda ndalon shitjet e veturave me benzinë dhe dizel
Holanda do të ndalojë shitjen e veturave me benzinë dhe dizel, për t’i ndaluar më pas tërësisht në vitin 2035.
Lajmi i bujshëm përbën një zhvillim epokal në politikat për frenimin e efektit serrë, që u detyrohet ndryshimeve të klimës. Sipas mediave holandeze, ndalimi i veturave me këto lloj karburantesh mund të paraprihet nga gjoba të rënda dhe kufizim qarkullimi.
Sipas “The Independent”, qeveria holandeze ka vendosur masat kundër ndotjes së ambjentit në rend të ditës në mbledhjen e parashikuar për 13 tetorin e ardhshëm.
Në fakt, për këtë ishte folur që pranëverën e kaluar, kur zërat e parë për normativën “emetime zero”, kundër çlirimit të gazit serrë, kishin filluar të qarkullonin në mediat e Europës veriore.Dekreti kishte kaluar në Dhomën e Ulët të Parlamentit, por tashmë ka edhe një datë dhe nëse aprovohet nga Senati holandez bëhet ekzekutiv.